Vendosni fjalën kyçe....

Foshnja në SHBA lind rreth 7 kg, thyen rekordet


Nuk është e zakontë kjo që ka ndodhur por tashmë e vërtetë. Një foshnjë ka lindur 6.7 kilogramë në SHBA. Djali i Jennifer Medlock është fëmija më madh që është lindur ndonjë herë në Spitalin ku ajo bëri edhe lindjen në Teksas.

Jennifer dhe bashkëshorti, Eric Medlock e pritën vogëlushin, Ali më 12 dhjetor dhe prisnin që ai të peshonte rreth 4 kilogramë, ashtu si vajza e tyre dy vjeçare ishte kur erdhi në jetë. Por bashkëshortët, të cilët të dy punojnë si mësues muzike, u tronditën kur mjekët u thanë se sa i madh ishte në fakt Aliu. “Nuk e prisnin që të ishte 6.7 kilogramë. Askush nuk e bëri. Askush nuk e mendonte që do të ishte aq.” Jennifer e lindi atë nga një lindje çezariane.

Burimi: Yahoo.com 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *