Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i NATO-s kritika Kosovës: E formoi ushtrinë në kohë të gabuar


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se i vjen keq që Kuvendi i Kosovës mori vendimin për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, pavarësisht paralajmërimeve dhe shqetësimeve të NATO-s për këtë rast, shkruan Lajmi.net.

Stoltenberg e ka bërë deklaratën e mësipërme për median malazeze “CDM”, duke theksuar se kalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri është një çështje për të cilën vendos Kosova, por ka shtuar se NATO e ka bërë të qartë se ky veprim ka ardhur në kohë të gabuar.

“NATO mbështet shndërrimin e FSK-së. Me ndryshimin e mandatit, Këshilli i Atlantikut të Veriut do t’i duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Të gjitha palët duhet të sigurojnë që ky vendim i bërë në kohë të gabuar nuk do të rrisë më tej tensione në rajon”, është shprehur Stoltenberg.

Stoltenberg ka shtuar se NATO vazhdon të mbështesë plotësisht procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës pasi është vendimtar për paqen dhe sigurinë rajonale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *