Vendosni fjalën kyçe....

Trump i prerë për murin me Meksikën: Do të mbaj të mbyllur qeverinë derisa të plotësohet kërkesa ime


Donald Trump, Presidenti i Shteteve të Bashkuar ka deklaruar se “nuk është bërë shumë përparim” për të ndërtuar murin në kufi me Meksikën, financimin e së cilës Trump e ka futur në buxhet, pasi udhëheqësit e Kongresit nuk plotësuan kërkesat e presidentit.

 Trump për ndërtimin e këtij muri nuk ka marrë miratimin e kongresit.

“Pas shumë dekadash duhet të zgjidhim përfundimisht problemet me kufirin jugor”, ka shkruar ai, duke kërkuar sërish fonde që të ndërtohet muri përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, gjë që kundërshtohet fuqishëm nga demokratët

Trump po kërkon 5.6 miliardë dollarë fonde për ndërtimit e murit me Meksikën, ndërsa demokratët në Kongres kanë refuzuar që të shpenzojnë buxhet për ndërtimin e tij.

Por Trump iu është përgjigjur atyre ashpër  duke deklarur se do të mbajë pjesërisht të mbyllur qeverinë “për muaj apo edhe vite”, derisa të plotësohet kërkesa e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *