Templates by BIGtheme NET

Anarkistët sulmojnë ambasadën e SHBA-së në Athinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Athinë u sulmua në orët e para të së hënës nga pjesëtarë të grupimit anarkist “Rubikoni”. Sulmi, që u shënua në orën 03 e 30 pas mesnate, u krye në hyrje të parkingut të ambasadës, që ruhet nga personeli i sigurisë i përfaqësisë diplomatike amerikane.

Anarkistët hodhën drejt mureve dhe dyerve shishe e tollumbace të mbushura me bojë të kuqe.

Menjëherë forcat e policisë që ndodhen të dislokuara rreth ambasadës, filluan ndjekjen dhe tetë persona janë shoqëruar në polici si të dyshuar, shkruan tvklan.al

Anarkistët publikuan paraditen e të hënës një komunikatë, ku shpjegojnë se sulmi u krye si reagim ndaj politikës së SHBA-ve në Siri, dhe në rajonin e Ballkanit. Kujtojmë që në vitet 1996 dhe 2007, godina e ambasadës ishte goditur me predha, ku pati vetëm dëme materiale.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto