Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj përplaset me Thaçin për taksën ndaj mallrave serbe


Kryeministri i Kosovës, Haradinaj dhe presidenti Thaçi janë përplasur për taksën ndaj mallrave serbe, teksa ky i fundit ka deklaruar se Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës ndaj mallrave.

Këshilltari i kryeministrit, Haki Shatri, ka thënë se presidenti Thaçi nuk e ka diskutuar asnjëherë këtë gjë me Haradinajn ndërsa shtoi se presidenti duhet të përfaqësojë dhe mbrojë interesin e qytetarëve të Kosovës, shkruan Koha.net.

Shatri konsideron se nuk është në përgjegjësi të presidentit që të ndryshojë vendimin e qeverisë për taksën. Ai thotë se presidenti po vuan për të qenë çdo ditë i pranishëm në media.

Presidenti Hashim Thaçi i ka thënë gazetës amerikane “The Washington Post”, se është “i gatshëm të shqyrtojë heqjen e tarifave nëse një rrugë e qartë për të vazhduar drejt arritjes së një Marrëveshjeje përfundimtare të Paqes me Serbinë është e hapur për Kosovën”.

Kjo gazetë po ashtu, ka raportuar se presidenti Thaçi më 21 dhjetor të vitit të kaluar kishte pasur një takim të paraportuar diplomatik në Berlin me ambasadorin amerikan, Richard Grenell, person i afërt me presidentin Donald Trump.

Vetë Grenell i ka thënë gazetës amerikane se Thaçi u zotua se do të hiqet masa ndaj produkteve serbe.

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, në vazhdimësi, janë përplasur në distancë edhe për idenë e presidentit për korrigjim të kufijve me Serbinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *