Mauricio Sarri po kërkon një sulmues për të zëvendësuar Moratën. Një partner që do të krijonte një dyshe ëndrrash me Eden Hazard. Emri i parë që u përfol ishte ai i Edinson Kavanit.
Dëshira e vetë Sarrit është Karim Benzema, ndërsa së fundmi, sipas asaj që raporton “Mirror”, blutë e Londrës, po bëjnë gati një çek prej 100 milionë paundësh për Mauro Ikardin.
Të gjitha cilësitë që Chelsea kërkon, duket se i ka Ikardi. Ky i fundit është në tratativa me Interin për të rinovuar kontratën dhe ka hasur në një ngërç për sa i përket anës financiare.