Templates by BIGtheme NET

Bruce Willis del “tapë” nga klubi i natës, përshëndet paparacët me gishtin e mesit (FOTOT)

Festimet e Vitit të Ri për shumicën e njerëzve kanë mbaruar, por aktori i “Hollywood”-it Bruce Willis ka kaluar edhe një tjetër natë jashtë.

Paparacët e kanë fotografuar atë duke dalë nga një klub nate në Londër, në një gjendje të rëndë, ku bodygardi i tij mezi e mbante për krahësh.

Kjo sepse Bruce Willis ishte i dehur dhe mezi e mbanin këmbët kur po shkonte drejt taksisë.

I veshur me një këmishë blu dhe pantallona të zeza, Bruce duket se e ka shijuar mbrëmjen në eventin e London Fashion Week Men’s., ku ishte ftuar nga GQ, shkruan “Mirror”. Jo vetëm kaq, por pasi është futur brenda në taksi, Willis u ka treguar gishtin e mesit paparacëve.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto