Templates by BIGtheme NET

Meta sqaron mosdekretimin e ministrave të rinj: Presim përgjigjen e institucioneve

Presidenti Meta ka sqaruar çështjen e mosdekretimit të largimit të ministrit të Jashtëm, Bushati dhe emërimit në vend të tij të propozimit të kryeministrit Rama, Gent Cakajt.

Kreu i shtetit ka thënë se ai është duke përmbushur detyrimet kushtetuese që ka duke verifikuar integritetin e tyre, ndryshe nga emrat e dekretuar më herët, të cilët vijnë nga politika.

“Unë po përmbush të gjitha detyrimet kushtetuese që ka Presidenti i Republikës në këtë rast. Sikurse e keni vënë re, të gjitha propozimet janë konfirmuar menjëherë, që vijnë nga politika, nga Kuvendi, pasi janë përfaqësues, të cilët kanë kaluar disa filtra në të kaluarën përsa i takon integritetit të tyre publik.

Për të gjithë emrat e rinj apo figurat e reja që promovohen për ministra, pra që propozohen si të tillë po bëhet detyra normale, me shumë përgjegjësi për verifikimin e integritetit të tyre në mënyrë që të respektojmë institucionin e ministrit, si një institucion shumë të rëndësishëm kushtetues.” – tha Meta.

Ai foli edhe për propozimin e Cakajt si ministër i Jashtëm,  duke thënë se shpejtësia me të cilët do vendoste ka të bëjë me përgjigjen e institucioneve që u është drejtuar.

“Brenda afateve dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, jo duke pritur orët e fundit. Por kjo do të varet nga përgjigja e institucioneve që ne u jemi drejtuar. Do të bëjmë të gjitha veprimet përfundimtare dhe publike, me transparencë maksimale.” – mbylli Meta. /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto