Rektori i të Universitetit Bujqësorë të Tiranës është përplasur me studentë të UBT-së paraditen e kësaj të mërkure.
Bari Musabelliu është afruar te studentët jashtë ambienteve të institucionit arsimor dhe u ka kërkuar llogari për përdorimin e megafonit.
Mes rektorit dhe një studenti zhvillohet një debat, gjatë të cilit rektor flet me tone të larta dhe kërcënuese.
Debati:
Rektori Bari Musabelliu: Ka mësim këtu!
Një nga studnetët: Po ça mësimi bëhet?!
Rektori Bari Musabelliu: Unë jam profesor!
Studenti 1: Kur e thirre kryeministrin a u konsultove me ne këtu?
Rektori: Si, kush të tha?!
Studenti 1: Një sekondë, një sekondë…
Rektori: Ca sekondë mor?!
Ndërhyn një tjetër student: Ca është kjo e bërtitmë kështu, të bërtasim dhe ne kështu?