Templates by BIGtheme NET

Elona Guri-Baton Haxhiut: Spiun i UDB-së po kthehesh në bufon në oborrin e kllounit kryeministër

 

Mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm nga Presidenti Ilir Meta ka ngjallur shumë debat. Mes të  tjerëve ka reaguar edhe Baton Haxhiu, i cili i kërkon Metës dekretimin sa më parë të Gent Cakajt në detyrën e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë. Madje ndër të tjera në letrën e tij Haxhiu është shprehur: “Po gabon shumë dhe mos shko ma tutjeshëm në këtë gabim historik!”.

Por menjëherë ka reaguar edhe anëtarja e Kryesisë së LSI-së Elona Guri ndaj Baton Haxhiut dhe Edi Ramës. Guri shprehet me ironi se të dyve “iu dhimbset” Kosova. Sipas saj Rama dhe Batoni duan të dhurojnë copa nga territori i Kosovës dhe tua japin agait të Begoradit.

“Nuk ma ha mendja qe Batoni e do Kosoven me shume sa znj. Edita Tahiri,.As Edit nuk i pervelohet shpirti me shume se z. Rexhep Selimit, luftetarit dhe njerit nga komandatet e UÇK.
Mjaft Baton, se per hir te miellit, po kthehesh ne nje bufon ne oborrin e kllounit kryeminister.”, shprehet Guri.

Reagimi i plotë:

Dy te merziturit e medhenj nga mosdekretini i Cakajt nga Presidenti Meta, jane Edi dhe Batoni! Te dy me nje goje ose me te njejten goje nxjerrin mllefin dhe merzitjen e tyre. Te dyve bashke, po iu “dhimbska” Kosova. Te asaj Kosove qe duan t’i shperbehne kufijte e t’i dhurojne copa nga trupi i saj, agait te tyre ne Beograd.
Zemerimin nuk ia heq as mielli i Serbise dhe as ai i Kolumbise. Te zhyryr ne te, leshojne kercenime ndaj Presidentit te Shqiperise. Nen e efektet e “miellit” shohin haluçinacione. Endrra e prishur,qe nga karrikja e ministrit te jashtem te Republikes se Shqiperise, te realizonin coptimin e trojeve shqiptare te Kosoves, iu kthye ne makth. Njeri spiun i deklaruar i UDB, tjetri jashqitje Beogradi po i “digjet” xhani per Kosoven e shqiptaret e Kosoves.
Ndersa ministrja e Kosoves Edita Tahiri, qe ka bere burg per mbrojtjen e Kosoves dhe deputeti Rexhep Selimi qe ka luftuar me arme per trojet dhe pavaresine e saj, jane te lumtur dhe falenderojne Presidentin per kete vendim patriotik. Dhe jo vetem keta por edhe dhjetra te tjere politikane apo intelektuale te Kosoves e kane mbeshtetur Presidentin Meta ne veprimin e tij.
Nuk ma ha mendja qe Batoni e do Kosoven me shume sa znj. Edita Tahiri,.As Edit nuk i pervelohet shpirti me shume se z. Rexhep Selimit, luftetarit dhe njerit nga komandatet e UÇK.
Mjaft Baton, se per hir te miellit, po kthehesh ne nje bufon ne oborrin e kllounit kryeminister.

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto