Templates by BIGtheme NET

Rodrigo Duterte thirrje kishës katolike: Lejoni priftërinjtë të kenë të dashur, shumica janë homoseksualë

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte i ka bërë thirrje Kishës Katolike që të lejojë priftërinjtë të kenë partnerë/të dashur.

Gjatë ceremonisë për një shkollë pranë kryeqytetit Manila të premten, Duterte i quajti priftërinjtë “bijtë e kur*ave”.

“Vetëm unë mund të them se peshkopët janë bijtë e kur*ave, të mallkuar ju. Kjo është e vërtetë.”, tha presidenti filipinas.

Duterte nuk përmend asnjë arsye të veçantë për kritikën e tij ndaj kishës të enjten, shkruan Aljazeera, por i mëshon idesë që shumica e priftërinjve janë homoseksualë.

“Shumica e tyre janë homoseksualë,” tha ai. “Ata duhet të jenë më të hapur, të anulojnë beqarinë dhe t’i lejojnë priftërinjtë të kenë të dashur”.

Duterte, i cili nuk është një ndjekës i rregullt i kishës, tha në fillim të presidencës së tij se ai ishte abuzuar seksualisht nga një prift kur ai ishte vetëm një djalë i vogël.

Kisha Katolike Romake po ballafaqohet me skandale abuzimi seksual të klerik në pjesë të ndryshme të botës, edhe pse nuk ka pasur raste të mëdha të raportuara në Filipine.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto