Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar mes debateve të shumta ndryshimet kushtetuese që mundësojnë ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut, sipas marrëveshjes së arritur në Prespë me fqinjin jugor të saj, Greqinë.
Ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit të vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut u votua me 81 vota. Pro votuan edhe të gjitha partitë shqiptare, edhe ato në opozitë, pas një marrëveshjeje që Zaev arriti me kryetarin e lëvizjes Besa, pak para se të niste votimi në seancë. Pas këtij miratimi rruga e Maqedonisë për në BE është më e sigurt.