Templates by BIGtheme NET

Grabitet biznesmeni në Durrës, maskat i marrin 10 mijë euro

Persona të paidentifikuar dhe me maska në kokë kanë grabitur një biznesmen në Shkozet të Durrësit, ndërsa nga të dhënat e para thuhet se vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro.

Grabitësit nën presionin e armëve mësohet se kanë lidhur familjarët brenda në shtëpi dhe prej aty kanë marrë sasinë e eurove dhe janë larguar. Në ikje e sipër, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e lanë të lirë disa kilometra më tutje.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto