Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në Konventën Kombëtare të partisë u shpreh se kjo parti nuk do të tradhtojë kurrë interesat e shqiptarëve. Kryemadhi me zë të lartë tha se ‘ashtu siç do të luftojmë për shtëpinë tonë, do të luftojmë edhe për Shqipërinë’.
Sot Shqipëria më shumë se kurrë ka momentet e saj më të vështira. Ne nuk duam ta harrojmë idealin politik. E vetmja ideologji që duhet të qarkullojë është “Shqipëria është atdheu jonë, Shqipëria është shtëpia jonë, Shqipëria është atdheu ynë, për të cilën ne duhet të kujdesemi si të ishte shtëpia jonë.
Arsimi. Kemi dëgjuar për arsimin këtë muaj më shumë se çdo gjë tjetër. Jo vetëm që kemi një premtim qesharak dhe diletant. Nuk duam të ndalem në terma ekonomike se nuk do mbarojmë kurrë. Do u rikthejmë Shqipërisë kontrollit përmes policisë, ju e dini si u vodhën armët nga policia e shtetit. Ne synojmë forcimin e pozitës së grave, të cilat ndihen çdo ditë të dhunuara verbalisht nga qeveria e krimit”, tha Kryemadhi.