Dy persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur pasditen e sotme në rrugën e ish-kënetës në Durrës.
Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje dy këmbësorë, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe një hetim ka nisur për zbardhjen e aksidentit.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz” që përplasi këmbësorët, është ndaluar nga policia.