Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin rrugor Sarandë-Konispol, ku një furgon ka dalë nga rruga, e për pasojë është plagosur shtetasi H.M. 77 vjeç, babai i drejtuasit të furgonit shtetasit F.M. 49 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi i policisë:
Sarandë
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Sarandë -Konispol automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F.M., 49 vjeç, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i dëmtuar pasagjeri, shtetasi H.M., 77 vjeç (i ati), i cili pasi është dërguar në spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.