Vendosni fjalën kyçe....

Një tjetër i pastrehë vdes nga i ftohti, gjendet i dekompozuar pranë portit të Durrësit


Vetëm dy ditë pas vdekjes së një 68-vjeçari në Tiranë, një tjetër i pastrehë dyshohet se ka vdekur nga i ftohti në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës paralele me Portin.

Viktor Dhima, quhet personi i pastrehë i cili kishte ditë që kishte ndërruar jetë dhe trupi i tij është gjetur i dekompozuar.

Mësohet se vëllai i viktimës kishte ditë që e kërkonte, por nuk e gjente dot.

Një i pastrehë u nda nga jeta edhe në Tiranë dy ditë më parë. Ishte zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila e denoncoi e para rastin dhe publikoi edhe një video nga vendngjarja.

Zhupa tregon se 68 vjeçari i pastrehë, Hasan Hykja, ka ndërruar jetë në Tiranë përballë QSUT-së.

Sipas saj, Hykja u nda nga jeta në të ftohtë pasi qendrat sociale nuk e pranonin sepse kishte këmbën e sëmurë diabetike.

VIDEO nga rasti në Tiranë


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *