Templates by BIGtheme NET

Rama për studentët protestues: Po e bllokojnë brutalisht mësimin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës.  Rama shprehet se mbështet deklaratën e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës për t’i garantuar shumicës së studentëve mësimin që po pengohet sipas tij brutalisht.

“Përshëndes deklaratën e Senatit Akademik të UT.Uroj që t’i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohet brutalisht.Kërkesat do të përmbushen sipas planit të publikuar dhe po shkojmë shumë përtej tyre.Dialogu e bashkëpunimi me universitetet do thellohet #MeStudentët”, shprehet Rama.

Nëpërmjet një deklarate  pedagogët e Universitetit Ekonomik kanë dënuar ngjarjet e fundit të dhunës që është ushtruar ndaj studentëve. Në këtë deklarate ata i janë drejtuar institucioneve përgjegjëse që të marrin masat e duhuara.

Po kështu edhe pedagogët e FHF-së dënojnë dhunës ndaj studentëve. Këta të fundit në kërkesat e tyre kërkojnë edhe rishikim të ligjit të Arsimit të Lartë.

Deklarata e Senatit Akademik:

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto