Vendosni fjalën kyçe....

Argumenti i Ballës për të mos patur debat me opozitën: Rama kërkon votimin e dekreteve


Që prej disa minutash vijon senaca plenare e jashtëzakonshme, në të cilën po dekretohen shkarkimet e ministrave dhe zëvendësimet e tyre. Këto dekrete po miratohen vetëm nga mazhoranca pasi opozita u largua nga senanca plenare. 

Në hapjen e seancës, Ruçi lexoi rendin e ditës ndërsa kreu i grupit të PD-së, Spaho u shpreh se kanë kërkuar që të ketë debat për shkarkimin dhe emërimin e ministrave. Nga ana tjetër, kreu i grupit të LSI-së kërkoi që të miratohen diskutantët e paralajmëruar nga opozita. Por kjo gjë nuk u pranua nga mazhoranca. 

Përveç kreut të Kuvednit, Gramoz Ruçit i cili nuk ua dha fjalën deputetëve të opozitës që të diskutonin për këto dekrete foli edhe kreu i Grupit Parlamentar të të PS-së Taulant Balla. 

Ky i fundit dha argumentin se sot nuk do të ketë debat pasi kryeministri Rama ka kërkuar votimin e dekreteve. 

“Rama ka kërkuar votimin e dekreteve dhe nuk ka vend për debat. Debatin kur ta doni por duhet të respektohet rregullorja. Që nesër ne jemi gati por kjo duhet bërë në bazë të rregullores. Sensioni i jashtëzakonshëm u thirr nga Rama dhe e bëri që të mos humbet më kohë dhe të repektohen afatet kushtetuese. Ne na vjen keq që presidenti nuk na bëri të mundur të dekretojmë edhe Genc Cakajn si ministër të Jashtëm”, u shpreh Balla.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *