Kampionët në fuqi të Australian Open, Caroline Wozniacki dhe Roger Federer janë kualifikuar për xhiron e tretë të turneut të parë Grand Slam për vitin 2019, që mbahet në Melburn të Australisë.
Pasi mundi bindshëm Denis Istominin në xhiron e dytë, Federer hasi në rezistencë shumë më të ashpër nga numri 189 në rang listën e ATP-së, Dan Evans, i cili i është kthyer karrierës pas një viti të humbur për shkak të pezullimit për doping.
Mbrojtësi i titullit te meshkujt, Federer mundi Evansin me rezultatin 3:0 në sete, 7-6, 7-6 dhe 6-3.
Në ndeshjen e tij të tretë, Federer do të ketë përball amerikanin Taylor Fritz.
Kampionja në fuqi tek femrat, Wozniacki arriti xhiron e tretë me një fitore të lehtë 6-1, 6-3 kundër suedezes Johanna Larsson.
Ajo do të ketë përballë rusen Maria Sharapova ose suedezen Rebecca Peterson, varësisht se cila do të fitojë përballjen mes tyre.