Vendosni fjalën kyçe....

Jo më kot është arma më e përhapur në botë, njihuni me modelet e rralla të “Kallashnikovit”


AK-47 ose Avtomat Kalashnikova e njohur në Shqipëri si Kallashnikov, është arma automatike më e shitur dhe më e përdorur ende në botë.

E projektuar në vitet 1946-1948, ajo hyri në shërbim në vitin 1949 në ushtrinë asokohe sovjetike dhe përdoret ende në pjesën më të madhe të vendeve të botës.

Ajo përshkruhet si armë së cilës mund t’i besosh në çdo rrethanë, pavarësisht kushteve atmosferike dhe duke futur këtu edhe çmimin relativisht të lirë krahasuar me armët e prodhuara nga vendet perëndimore, mund të kuptohet pse është aq e përhapur ende.

Ak-47 ka shërbyer si model për shumë versione të saj në vende të ndryshme të botës. Më poshtë janë disa nga modelet më të veçanta që janë prodhuar.

AMP-69

Ky është një version hungarez i Kallashnikovite. Tipari kryesor i tij është se mund të lëshojë granata.

AIMS-74

Ky është një version rumun i Kallashnikovit përshtatur për fishekë 5.45х39mm. Besohet se mbajtësja e dorës mbështetëse ishte projektuar nga ish-udhëheqësi komunist i vendit, Nikolae Ceausescu.

INSAS

Kjo është një kopje indiane e AK-së, e përshtatur për fishekun vendas 5.56x45mm. Zakonisht është përdorur nga militantët, sepse ky model mund të gjendet lehtësisht në tregun e zi gjithandej nëpër Azi.

AMD-65

Ky është një version hungarez i Kallashnikovit përshtatur për fishekët 7.62x39mm. Në vend të qytës prej druri, për të cilin Kallashnikovi klasik është i famshëm, kjo pushkë ka një qytë prej hekuri.

Madesn LAR

Ky është një Kallashnikov danez. Në fund të viteve 1950, ai pati mundësinë të zëvendësonte FN FAL-in belg dhe Heckler & Koch G3 gjermane si armë në shërbim për NATO-n. Nga jashtë, kjo pushkë sulmi nuk ka asgjë të përbashkët me klasikun sovjetik, megjithatë, mekanizmi i tij, dhoma e gazit, shuli, etj. – ishte një kopje e plotë e Kallashnikovit.

Model-56

Ky është një version kinez i Kallashnikovit, i pajisur me bajonetë. Ai u prodhua në Republikën Popullore të Kinës në mesin e viteve ‘50-të dhe u bë një nga armët kryesore të ushtrisë së Vietkongëve gjatë Luftës së Vietnamit.

Zastava M-70

Kjo armë automatike është identike me Kallashnikovin dhe është prodhuar në fabrikën asokohe jugosllave të armëve. Ndryshimi i vetëm është qyta prej hekuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *