Vendosni fjalën kyçe....

Letra e personaliteteve gjermane, i kërkojnë Britanisë të qëndrojë në BE


Gjermanët i kanë kërkuar Britanisë së Madhe që të qëndrojë në BE.  Letra, e botuar në “Times”, është nënshkruar nga 31 persona, përfshirë edhe udhëheqësen e Bashkimit Kristian Demokratik, pasuesen Angela Merkel,  Annegret Kramp-Karrenbauer dhe ish-portierin e Arsenal Jens Lehmann.

“Pa kombin tuaj të madh, ky kontinent nuk do të ishte ajo që është sot,” shkruajnë ata në letër.  Letra është nënshkruar gjithashtu nga shefi ekzekutiv i Airbus, Thomas Enders dhe këngëtarja punk Campino  dhe kanë theksuar se Mbretëria e Bashkuar ka ndihmuar në përcaktimin e Bashkimit Evropian si një komunitet i “lirisë dhe prosperitetit”.

“Ky shtet e ka mirëpritur Gjermaninë përsëri si një komb sovran dhe një fuqi evropiane. Kjo, ne si gjermanët, nuk kemi harruar dhe jemi mirënjohës”., thuhet më tej në letër. 

Nënshkruesit thanë se ata “respektojnë zgjedhjen” e njerëzve britanikë që duan të largohen nga BE dhe nëse vendi dëshiron të largohet për të mirë, “do të ketë gjithmonë miq në Gjermani dhe Evropë”. Por ata thanë se zgjedhja nuk ishte e pakthyeshme dhe “dera jonë gjithmonë do të mbetet e hapur”.

Burimi: BBC


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *