Vendosni fjalën kyçe....

Ylli i Formula 1, Jenson Button së shpejti baba (FOTO)


Ylli i Formula 1, Jenson Button dhe modelja Britany Ward do të bëhen prindër për herë të parë.

“Evening Standard” shkruan se lajmin e ka dhënë vetë shoferi i garave. Button ka publikuar në rrjetet sociale një foto të ultratingujve të foshnjes në bark.

“Britany dhe unë jemi të lumtur t’ju njoftojmë për anëtarin më të ri që do t’i bashkohet familjes dhe tani mban vendin e parë. Shikoni sa rehat po rri.”, shkruan Button.

Modelja 28-vjeçari publikoi të njëjtën foto, me mbishkrimin: “Bebi nuk mundi të priste për martesë dhe vendosi të vijë më shpejt”

Button dhe Ward e nisën lidhjen në mars të vitit 2016 dhe konfirmuan fejesën në qershor të vitit të kaluar.

Button ka qenë më parë i martuar me modelen Jessica Michibata, por në dhjetor të vitit 2015 njoftuan se ishin ndarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *