Vendosni fjalën kyçe....

Ndotja disa herë mbi normën, Shkupi shton autobusët urbanë falas


Për shkak të ndotjes së shtuar, drejtuesit e kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, Shkupit, kanë vendosur që të shtojnë autobusët falas për transportin ndërqytetas si dhe të dyfishojnë çmimin e parkingut.

Dy ditët e fundit përqendrimit i ndotjes e ka tejkaluar disafish nivelin e lejuar dhe kjo ka bërë që autoritetet të marrin masat e lartpërmendura, shkruan Portalb.

Masat urgjente dhe rekomandimet për uljen e ndotjes së ajrit sot i prezantoi zëdhënësi i Shkupit, Valon Salihu, ku si masë kryesore e cila u vendos është transporti falas në autobusët e transportit publik, ndërprerja e punëve ndërtimore në rajonin e qyteti të Shkupit, shtrenjtimi i çmimit të parkingjeve në qytet dhe kjo do të vlejë derisa të vlejnë masat urgjente.

Qyteti ka obliguar edhe ndërmarrjen publike “Higjiena Komunale “ që të vazhdojë me pastrimin intensiv të rrugëve të qytetit si dhe një sërë masa dhe rekomandime të tjera.

Zyrtarët kanë deklaruar se gjatë tërë vitit kanë punuar kundër ndotjes së ajrit, por është e nevojshme përfshirja edhe e institucioneve të tjera dhe qytetarëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *