Një shqiptar 36-vjeçar është arrestuar sot në Itali nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike, posedimit të armëve të zjarrit dhe për shfrytëzim prostitucioni. Sipas mediave italiane, shqiptari i arrestuar është Kostandin Zama. Ai u arrestua nga karabinierët në zonën e Puno-s.
Shqiptari teksa ka pikasur policinë e cila po shkonte drejt shtëpisë ku jetonte, ka hedhur nga dritarja 20 gram kokainë dhe një peshore elektronike.
Gjatë kontrolleve në makinën që ngiste shqiptari, u gjetën edhe doza të tjera kokaine si dhe disa çelësa, ku njëri prej tyre ishte i një apartamenti në Bergamo.