Templates by BIGtheme NET

Akuza për drogë, prostitucion dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar 36-vjeçar është arrestuar sot në Itali nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike, posedimit të armëve të zjarrit dhe për shfrytëzim prostitucioni. Sipas mediave italiane, shqiptari i arrestuar është Kostandin Zama. Ai u arrestua nga karabinierët në zonën e Puno-s.

Shqiptari teksa ka pikasur policinë e cila po shkonte drejt shtëpisë ku jetonte, ka hedhur nga dritarja 20 gram kokainë dhe një peshore elektronike.

Gjatë kontrolleve në makinën që ngiste shqiptari, u gjetën edhe doza të tjera kokaine si dhe disa çelësa, ku njëri prej tyre ishte i një apartamenti në Bergamo.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*