Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se taksa ndaj produkteve serbe nuk duhet të hiqet.
Edhe pse gjuha e SHBA-së dhe Evropës ka qenë e “ashpër” ndaj Kosovës, Kurti ka dalë hapur në mbështetje të kryeministrit Ramush Haradinaj teksa shton se qeveria e Kosovës nuk duhet të lëshojë aspak terren.
Lideri i Vetëvendosjes ka nënvizuar faktin se vendi shumë shpejt duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se për shkak të korrupsionit, kryeministri sipas tij duhet të ishte dorëhequr.