Templates by BIGtheme NET

Gjendet i vdekur në Kosovë, turku që kërkohej për laboratorin e drogës në Has

Njëri nga shtetasit turq që ishin në kërkim pasi akuzoheshin se kishin lidhje me laboratorin e heroinës që u zbulua në Has, është gjetur i vdekur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Nejdet Cesuroglu është gjetur i vdekur në një banesë në Prishtinë në datën 2 dhjetor 2018 dhe ishte në kërkim pas

një vendimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Autoritet e Kosovës kanë njoftuar policinë shqiptare për vdekjen e turkut, ndërsa prokuroria ka dërguar një letërporosi në Kosovë për të mësuar më shumë mbi rrethanat e vdekjes së shtetasit të huaj në kërkim.

Në banesën ku u gjet i vdekur Cesuroglu, u gjet edhe një sasi heroine.

Sipas organit të akuzës, dyshohet se shtetasit turq (Nejdet Cesuroglu e Iskender Sale) e sillnin heroinën nga Afganistani, që më pas përpunohej në laboratorin e hasit dhe dërgohej në vendet e BE-së.

Gjatë operacionit të policisë në Has, u sekuestruan 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*