Të paktën pesë persona kanë vdekur pasi një helikopteri dhe një avion u përplas në kufirin midis Francës dhe Italisë. Ekipet e shpëtimit kanë gjetur dy të plagosur te vendi i rrëzimit.
Përplasja ndodhi mbi akullnajën e Rutor pranë La Thuile në luginën e Aostas. Të plagosurit janë duke u dërguar në spital. Deri më tani nuk është e qartë se si ndodhi përplasja ose kush ishin në bordin e avionit.
Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, një spital në Aosta ka aktivizuar procedurën emergjente për të ndihmuar të plagosurit. La Thuile është një vendpushim popullor skive në veriperëndim të Italisë.
Burimi: BBC