Templates by BIGtheme NET

Haradinaj i prerë: Taksa ndaj Serbisë do hiqet pas njohjes së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se taksa 100% ndaj mallrave serbe do hiqet vetëm pasi të arrihet një marrëveshje me Beogradin zyrtar për njohjen e Kosovës.

Kreu i qeverisë e bëri deklaratën pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës ditën e sotme, në një konferencë për mediat në vend.

Haradinaj theksoi gjithashtu se Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, do të përgatisë kontratën për tregti të lirë mes dy vendeve, por vendimi do të merret kur të bëhen gati edhe kapitujt e tjerë, kur të bëhet edhe marrëveshja për njohje.

Zyrtarët e BE-së i kanë bërë thirrje të herëpashershme Prishtinës zyrtare që të heqë taksën 100% ndaj mallrave serbe, që u vendos nga qeveria e Kosovës pas dështimit të futjes së Kosovës në INTERPOL.

Pavarësisht thirrjeve nga Brukseli, Haradinaj e ka refuzuar heqjen e taksës, gjë për të cilën është shprehur se do ndodhë vetëm pasi Serbia të njohë Kosovën.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*