Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Bushati ka qenë kundër ndryshimit të kufijve, Tirana të ruhet në marrëdhëniet me Serbinë


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Tirana zyrtare duhet të ketë kujdes në marrëdhëniet me Serbinë si dhe theksoi se ish-ministri i Jashtëm në qeverinë Rama, Ditmir Bushati ka qenë kundër  korrigjimit të kufijve të Kosovës.

 “Tirana zyrtare duhet të ruhet në marrëdhëniet me Serbinë.

Në çdo tryeze ose çdo forum ndërkombëtar qëndrimi i Ditmir Bushatit ka qenë kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës ka qenë i qartë.

Ende nuk e kam dëgjuar këtë gjë nga Edi Rama dhe pres ta dëgjoj diçka të tillë.

Edi Rama duhet të niset nga pozicioni bazë, që të ruhet Kosova ekzistuese. Çdo kush duhet të ketë këtë bindje”- është shprehur Ramush Haradinaj në SYRI.net.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *