Vendosni fjalën kyçe....

Flamuri kinez në aeroportin shqiptar, Shehu: E patolerueshme për një vend kandidat të BE-së, marrëveshje okulte!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka kundërshtuar valëvitjen e flamurit kinez përkrah atij shqiptar në aeroportin “Nënë Tereza”.

Përmes një statusi në “Facebook”, Shehu e quan këtë një paraqitje skandaloze ndërsa flet për një tentativë të zhvendosjes së Shqipërisë drejt Lindjes por edhe për marrëveshje të mundshme okulte.

Ndryshe nga çdo vend europian që krahas flamurit kombëtar lënë të valëvitet flamuri europian, Shqipëria del nga kjo rrjedhë dhe sipas Shehut, për një vend kandidat për në BE, kjo është e patolerueshme.

“Pamjet e aeroportit te Tiranes flasin per nje tentative cvendosje drejt Lindjes se Shqiperise.
Ne hyrje te aeroportit te Rinasit, atje ku cdo shtet sovran vendos vetem flamurin e tij, valeviten ata shqiptare e kineze.
Ne vendet e BE flamuri kombetar aty shoqerohet me ate europian, gje qe duhej te ndodhte edhe te ne si vend “Kandidat”.
Por krejt ndryshe, ne mungese dinjiteti, orientimi, apo si pasoje e mareveshjeve okulte, Rilindja ben qe ne “porten” e Shqiperise, te prezantohemi me flamurin kinez…si dikur!
E pa tolerueshme kjo per cdo shtet (jo bananesh), pavaresisht koncesioneve ekonomike.
Mbasi po detyron te largohen kompanite perendimore, mbasi prej 6 vitesh nuk ka investime te tilla, kjo qeverisje po deformon edhe simbolikat ne pikat tona strategjike te prezantimit, sic eshte aeroporti “Nene Tereza”.
Ky eshte nje sinjal politik i perseritur ne kundershtim me interesat e orientimin tone kombetar drejt Europes e Perendimit, eshte nje arrogance e provokacion ndaj partnereve tane strategjike, ShBA e BE.
Shqiptaret nuk duhet ta lejojne kete paraqitje skandaloze te Shqiperise!”, shprehet Shehu i cili e ka shoqëruar shkrimin edhe me dy foto nga aeroporti kombëtar.