Templates by BIGtheme NET

Haradinaj flet për takimin në shtëpinë e Thaçit: Na mblodhi Rama, diskutuam temat e rëndësishme

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur rreth darkës së shumëkomentuar në shtëpinë e re të presidentit Hashim Thaçi në Prishtinë. Ai ishte aty bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, zëvendësit e tij Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

“Ka qenë në tërësi bisedë e dinjitetshme” – tha Haradinaj në një intervistë për emisionin “Pressing” në T7.

“Ka pasur një iniciativë prej kryeministrit Edi Rama për një takim të përbashkët. Në fillim ishte ideja që takimi të ndodhte në Tiranë, por ndodhi në Prishtinë. Ka qenë një bisedë e kujdesshme. Janë të njëjtat tema që i dijmë: taksa, dialogu, opsionet e zgjidhjes finale. Këto kanë qenë bisedat por nuk ka pasur ndonjë ndryshim qëndrimesh” – deklaroi Haradinaj.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto