Vendosni fjalën kyçe....

Desh vdiq para se ta njihte, historia e dashurisë së Jeff Bridges për Susan Geston (FOTO/VIDEO)

Dashuria e jetës së tij për pak vdiq para se të takoheshin. Po flasim për aktorin amerikan Jeff Bridges. Herën e parë kur aktori e pa Suzan Geston, ajo kishte dy sy të nxirë dhe një hundë të thyer, pasi i kishte shpëtuar një aksidenti të frikshëm me makinë. Por për të, ajo ishte vajza më e bukur që kishte parë ndonjëherë.

Po, sot Jeff Bridges dhe Susan Geston kanë plot 42 vite të martuar, por aktori në fillimet e tyre ka patur frikë nga angazhimi.

“Unë nuk e di se si është për gratë apo për burrat e tjerë, por kur isha i ri dhe në 20 vjeç kam pasur frikë nga martesa”, shkruante ai në “Reader’s Digest” në vitin 2006.

 “Mendova se ishte një hap gjigant drejt vdekjes, kështu që bëra gjithçka kisha në dorë për t’i rezistuar – vetëm ideja ishte e frikshme për mua”, thoshte Bridges.

Këto mendonte Jeff, të paktën, të paktën derisa u njoh me Susan, dhe ai e kujton atë moment sikur të ishte dje.

Aktori madje mban edhe një foto të veçantë prej saj që nga ajo ditë, sikurse shkruan “Countryliving”.

Takimi i parë

 

Atëhere, e nisim nga fillimi. Në vitin 1974, Susan ndodhej në Paradise Valley, Montana, duke pritur për të paguar për kolegjin ndërsa Jeff ishte atje për të filmuar skenat për filmin “Rancho Deluxe”.

Sikurse shkruan guidepost”, Bridges iu afrua ta ftonte në një takim, por ajo refuzoi. Por vetëm pak ditë më vonë ata u takuan sërish në një klub dhe kërcyen për katër orë me radhë. Dhe kështu lindi një marrëdhënie mes tyre.

“E dija që isha shumë i dashuruar me gruan time që në minutën e parë që e pashë,” i tha Jeff moderatorit Conan O’Brien në emision vite më vonë.

Por pavarësisht se ra në dashuri me shikim të parë, martesa do të vinte shumë vite më vonë. Madje edhe mamaja e tij, i kishte thënë Suzanës se ishte e kotë ta priste.

“Ishte dashuri me shikim të parë, por arritja në altar ishte kaq e vështirë,” tha ai. Por kur Susan i dha atij një ultimatum (ajo donte të martohej dhe të niste një familje), ai e dinte se nuk donte ta humbiste.

“Unë i thashë: ‘Oh Zot, nuk mund ta lë këtë grua të më ikë’,” tha Jeff për VET.

“Pata këtë vizionin e një burri të vjetër që mendonte se ishte kjo vajzë nga Montana dhe kishte pengun “pse nuk u martova me të.”, vijoi ai.

Ata u martuan vetëm pesë ditë pasi ai propozoi më 5 qershor 1977. Mirëpo martesa e tyre nuk është e lehtë.

Vajza e tyre e madhe Isabelle vuante nga një infeksion në tru dhe dukej sikur nuk do t’ja dilte mbanë.

Jeff po punonte për një film, ndërsa Susan po kujdesej për Isabelle-ën e sëmurë dhe ishte 7-muajshe shtatzënë me vajzën tjetër.

Pas katër dekadave martesë, çifti tanimë ka tre vajza, Isabelle-n që e përmendëm që sot është 37-vjeçe, Jessica 35, and Haley 33. Sipas Daily Beast ata kanë bashkëpunuar në 50 filma.

“Martesa ime bëhet gjithnjë e më mirë çdo vit,” thotë Jeff. Por kjo nuk do të thotë se gjithmonë ishte e lehtë. Çifti debatonte shpesh, por në fund gjetën një zgjidhje për përmirësimin e komunikimit të tyre. Ata shpesh flasin me njëri-tjetrin për gjërat që i shqetësojnë.

Pavarësisht karrierës së gjatë në Hollywood, Jeff nuk dëshiron që martesa e tij të marrë fund si shumica e të famshmëve.

“Mashtrimi dhe divorci thjesht nuk janë për mua”, thotë ai.

 “Nëse ndryshoni partnerët sa herë që hasni vështirësi ose jeni pak të pakënaqur, atëherë nuk merrni pasurinë që e një marrëdhënieje afatgjatë”, thotë aktori.

“Gruaja ime më përkrah dhe kjo më bën ta dua më shumë”, tregon Jeff.

VINI RE: Informacionet e përdorura për këtë artikull janë marrë nga Country Living dhe Guide Post/ Përshtati në shqip Hashtag.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *