Trupi i pajetë që u gjet në rrënojat e avionit të rrëzuar në Kanalin Anglez, i përket futbollistit Emiliano Sala.
“BBC” shkruan se policia e Dorset-it e ka konfirmuar identifikimin e trupit, mbrëmjen e kaluar duke i dhënë fund pritjes së gjatë prej gati tre javësh për të mësuar fatin e futbollistit.
“Trupi i sjellë Portland Port sot, të enjten 7 shkurt 2019, është identifikuar zyrtarisht si ai i futbollistit profesionist Emiliano Sala. Familjet e Sala dhe pilotit David Ibbotson janë përditësuar me këtë lajm dhe do të vazhdojnë të mbështeten nga oficerë të ndërlidhjes së familjes të trajnuar posaçërisht”, kanë lajmëruar autoritetet.
Trupi u zbulua në rrënojat e aeroplanit të hënën dhe autoritetet ishin në gjendje ta nxjerrin atë vetëm dy ditë më vonë, për shkak të kushteve të vështira.
Nërkohë trupi i pilotit të avionit, David Ibbotson, nuk është gjetur ende.
Avioni i drejtuar nga Ibbotson në bordin e të cilit ishte dhe futbollisti Emiliano Sala, u zhduk në Kanalin Anglez më 21 janar. Sala sapo kishte firmosur një kontratë me klubin e Kardifit, prej 17 milionë eurosh.