Vendosni fjalën kyçe....

Roma mposht Kiveon dhe kalon Milanin në renditje


Kievo dhe Roma hapën javën e 23-të të Serisë A në Itali, dhe kryeqytetasit fituan me shifrat e pastra 0-3 në transfertë.

El Sharaui zhbllokoi shifrat në minutën e 9-të, ndërsa në të 18-të, ishte Edin Dzeko që dyfishoi, duke konsoliduar kështu pozitat e ekipit të Di Françeskos.

Gjithsesi, për të hipotekuar 3 pikët, shënoi edhe Kolarov në të 51-tën. Me këtë fitore, kështu Roma kalom Milanin dhe Lacion, e përkohësisht ngjitet në vendin e katërt, me 38 pikë, po aq sa “kushërinjtë” nga kryeqyteti, dhe 2 më shumë se “Djalli”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *