Templates by BIGtheme NET

Miley Cyrus ka ndryshuar mbiemrin por ne ende s’e dinim

Këngëtarja e famshme Miley Cyrus dhe aktori Liam Hemsworth kanë pothuajse dy muaj që janë martuar ligjërisht dhe të gjithë mendonin se ajo kishte mbajtur mbiemrin e saj.

Ndryshe nga Hailey Baldwin e cila ndryshoi menjëherë mbiemrin në “Instagram” pas martesës me Justin Bieber, Miley nuk e bëri këtë.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Live With Kelly and Ryan”, Liam zbuloi se Miley kishte marrë mbiemrin e tij, shkruan “HollywoodLife”.

Kur Liam u ul në karrige, moderatorja Kelly Rippa përmendi gruan e tij duke thënë “Miley Cyrus”, por aktori austalian e ndërpreu duke thënë “Miley Ray Hemsworth tani, me të vërtetë,”

Ai madje zbuloi se ideja nuk kishte qenë fare e tij, por e vetë Miley-t.

 “Ajo ende do të njihet si Miley Cyrus, por mori mbiemrin tim. Gjë që është e mrekullueshme. Kjo ishte sinqerisht një nga gjërat më të mira lidhur me këtë. Unë nuk ia kërkova të merrte mbiemrin tim, por ajo tha ‘Jo, sigurishtqë po e marr emrin tënd’. ” Për këtë, Liam shtoi: “Kjo është fantastike”

Ndër të tjera aktori tregoi se ishte e çuditshme për të në fillim përdorimi i fjalëve “bashkëshort” dhe “bashkëshorte”, por tanimë është mësuar me këtë ide dhe madje edhe numrin e kontaktit të Miley-t në celular e ka shënuar “Gruaja”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto