Vendosni fjalën kyçe....

“Po pres të shoh dhe fytyrat e mësuesve e policëve që dinin çdo gjë”


Pasi kryeministri Edi Rama dhe ministrja Elisa Spiropali publikuan prindërit e 13-vjeçares që dyshohet se është përdhunuar në Kavajë, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, shprehet se po pret tanimë të dalin edhe fytyrat e mësuesve që dinin çdo gjë dhe nuk reaguan, si edhe të policëve që sipas tij kishin detyrë ta ndalonin traumën e vajzës por nuk e bënë.

“Prindërit e adoleshentes në Kavajë nuk patën besim tek askush, ndaj nuk denoncuan për të mbrojtur FËMIJËN e tyre.

Sot post traumë nuk ka më asnjë rëndësi se me kë dalin n’resme publike, me Spiropalin apo me SpiroRamën.

Shteti, bash atëhere kur duhej, nuk ishte askund. Pushteti, padyshim që është “blerësi” i traumave më i madh.

Ndaj mirë bëjnë që nxjerrin prindërit, por po pres të shoh edhe fytyrat e mësuesve që dinim çdo gjë dhe nuk bënë asgjë; policëve që kishin për detyrë ta ndalonin atë traumë dhe nuk e ndalën; të gjithë atyre sehirxhinjve që fatkeqësinë e tjetrit e panë si gallatë.

Turp!”, shkruan Manjani.

Mbrëmjen e kaluar, nën logon e “ERTV-së” u tregua mini-intervista e Elisa Spiropalit me të afërmit e vajzës, pikërisht ministrja që në seancën e kaluar në Kuvend, bënte thirrje që të respektohej privatësia e adoleshentes dhe ngjarja të mos përdorej politikisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *