Templates by BIGtheme NET

Gafa e Ministrisë së Drejtësisë për Tamara Laptosh, që mediat e morën shabllon

Pas vizitës së Tamara Laptosh-it në Shqipëri, të gjitha mediat shqiptare raportuan se ajo është kryeprokurorja e Kroacisë. Kjo për shkak të një gabimi të ministrisë së Drejtësisë, gabim që u ndoq më pas edhe nga mediat në vend.

Por Laptosh nuk është aspak Prokurorja e Përgjithshme e Kroacisë sikurse u raportua dhe aq më pak nuk është ajo që arrestoi ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader.

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar lidhur për ngjarjen, duke treguar dhe historinë se pse është bërë ky ngatërrim.

“Dinko Cvitan është prokurori që arrestoi Sanaderin. Tamar Laptosh e zëvendësoi në detyrë sepse Cvitan u bë më pas Prokuror i Përgjithshëm. Mbeta pa fjalë kur nga zyra e shtypit e ministers së Drejtësisë erdhi në ëhatsapp se Laptosh është kryeprokurore dhe gruaja që na paskërka arrestuar Sanader. Është thjesht dhe vetëm drejtuese e USKOK. Në media pastaj vrap e plasim me titra “kryeprokurorja kroate”. Mjerë ku kemi përfunduar.”, shkruan Lala.

Dinko Cvitan

Dinko Cvitan, ka shërbyer si kryeprokuror që prej 24 prillit të 2014-ës dhe po të bësh një kërkim të thjeshtë në “Google” mund të mësosh edhe për sa kohë ka qëndruar ai në këtë detyrë.

Ai është zëvendësuar me 10 prill të 2018-ës nga Dražen Jelenić dhe tani punon si zëvendësi i tij.

Tamara Laptosh nga ana tjetër, nuk ka qenë asnjëherë kryeprokurore. Ajo ka zëvendësuar Cvitan në krye të USKOK-së në 2014-ën, kur ai u bë kryeprokuror.

Lista e Kryeprokurorëve të Kroacisë

Raportimet në media:

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto