Templates by BIGtheme NET

Dyfishohen rastet e përdhunimeve, presidenti i Sierra Leone-s shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Sierra Leone ka shpallur prej disa ditësh emergjencën kombëtare mbi dhunën seksuale për shkak të dyfishimit të rasteve gjatë vitit të kaluar.

“BBC” shkruan se presidenti Julius Maada Bio, njoftoi emergjencën të enjten ndërkohë që po zhvillohej një protestë mbi çështjen.

Bio tha se sulmet ndaj të miturve, që përbëjnë një të tretën e të gjitha rasteve, do të dënoheshin me një dënim të përjetshëm.

Sipas aktivistëve të ngritur në protestë,shumë sulme nuk dënohen sipas ligjeve aktuale.

Më shumë se 8,500 raste u regjistruan vitin e kaluar – një rritje prej gati 4,000 më shumë sesa një vit më parë – në një vend prej 7.5 milionë banorësh.

Faktorët që qëndrojnë pas kësaj nuk janë ende të qarta.

Presidenti Bio shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi dëgjoi dëshminë e një vajze që i kishte mbijetuar Ebolës- e cila ishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur.

“Me efekt të menjëhershëm, penetrimi seksual i të miturve dënohet me burgim të përjetshëm,” tha Bio. Ai njoftoi gjithashtu formimin e një divizioni të policisë për të hetuar  raportet e dhunës seksuale, si dhe një gjykatë të posaçme të magjistratëve që do të ndjekë rastet e shpejta.

Një vajzë 5-vjeçare me një kukull në prehër – viktimë e abuzimit seksual

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto