Templates by BIGtheme NET

Guardiola bën Sarrin të flasë me vete, Çelsi pëson 6 gola që thellojnë krizën

Mançester Siti ka shpartalluar keqazi Çelsin në ndeshjen e mbrëmjes së sotme duke e mundur me rezultatin 6-0.

Ekipi i trajnerit Guardiola e ka mbyllur praktikisht takimin që në pjesën e parë të cilën e mbylli në avantazh 4-0 dhe pjesa e dytë vetëm sa thelloi përmasat e suksesit duke i dhënë ekipit londinez një leksion.

Sterling e hapi serinë e golave dhe po ai e mbylli ndërsa ndërmjet shënuan 3 gola Aguero dhe një gol u shënua nga Gyndogan. Me këtë rezultat Siti është ngjitur për herë të parë në krye të renditjes por ka luajtur një ndeshje më shumë se Liverpuli.

Çelsi nga ana tjetër po kalon një krizë të thellë dhe aktualisht e sheh veten në vendin e gjashtë të renditjes dhe këtë sezon synim madhor ka pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Londinezët kanë humbur 3 nga 4 ndeshjet e fundit dhe trajneri Sarri ka kërkuar nga ekipi që të reagojë sa më shpejt për të shmangur rrëshqitjen edhe më shumë në krizë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto