Templates by BIGtheme NET

Princi Philip dorëzon patentën pas aksidentit të frikshëm

Princi Philip nuk do të qëndrojë më në timon, pasi që pas aksidentit të frikshëm muajin e kaluar, ai ka vendosur të kthejë patendën e makinës.

Një zëdhënës i Buckingham Palace tha për portalinin e showbizz-it “TMZ “ se  “Pas shqyrtimit të kujdesshëm, Duka i Edinburgut ka marrë vendimin për të dorëzuar vullnetarisht patentën e vet.”

Policia e Norfolk e ka konfirmuar  që Duka vullnetarisht e ka kthyer licencën ditën e shtunë, ndërsa ka shtuar se hetimi i përplasjes i është kaluar Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës.

Siç e kemi raportuar edhe më herët, bashkëshorti i mbretëreshës së Britanisë ishte me fat kur i shpëtoi një aksidenti me makinë gjatë muajit janar.

Një grua që ndodhej në makinën me të cilën princi Philip u përplas theu dorën.

Duka i kërkoi falje gruas së plagosur përmes një letre, në të cilën fajësonte diellin që i pengoi pamjen në rrugë.

Ai gjithashtu shpjegoi se pse ai u largua nga vendngjarja pa u interesuar për gruan e plagosur dhe shprehu keqardhje për lëndimin e saj.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto