Vendosni fjalën kyçe....

Reperi britanik vdes në aksident me makinë


Reperi britanik Cadet ka humbur jetën në një aksident me makinë.  “BBC” shkruan që Cadet u aksidentua ndërsa ishte nisur për një koncert në “Keele University” në Staffordshire.

Reperi nga Londra Jugore, emri i të cilit është Blaine Cameron Johnson, vdiq në orët e para të së shtunës në mëngjes.

Lajmi i vdekjes së Cadet u konfirmua dhe nga familja e tij në llogarinëzyrtare të “Instagram”-it.

Në një deklaratë për “Radio 1 Newsbeat”, menaxhmenti i tij tha se reperi 28-vjeçar ishte pasagjer në një taksi në momentin kur ndodhi aksidenti.

Kushëriri i Cadet i quajtur  Krept, shkroi në rrjetet sociale duke thënë se ishte “zemërthyer” për ndarjen nga jeta të reperit.

28-vjeçari kishte nisur të bënte rep sëbashku me kushërinjtë Krept dhe Konan që kur ishte adoleshent.

Policia e Staffordshire gjithashtu e konfirmoi lajmin se Cadet vdiq në aksident në Betley.

“Blaine Cameron Johnson, 28 vjeç, nga Londra, vdiq pasi ‘Prius Toyota’ që po udhëtonte u përplas me një furgon të tipi ‘Vauxhall Combo’ në 1.30 të mëngjesit. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje.”, thuhet në njoftim.

Një deklaratë të mëparshme u tha se shoferët e dy automjeteve të aksidentuara  u dërguan në spital me lëndime të rënda dhe tre të tjerë gjithashtu u trajtuan në spital.

Kënga e tij e fundit “Advice”, që ishte në bashkëpunim me Dreno Driz u publikua në muajin tetor dhe u vendos e 27 në renditje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *