Templates by BIGtheme NET

Trump ironizon kongresmenen demokrate: Të lumtë, do e ndërtojmë SHBA-në pa avionë, lopë e makina

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka ironizuar të ashtuquajturën nismën “Green New Deal”, kryesuar nga kongresmenia demokrate, Alexandria Ocasio-Cortez, që kërkon të “revolucionarizojë” ekonominë amerikane me çdo mjet të nevojshëm.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që demokratët të bëjnë presion me Marrëveshjen e Re të Gjelbër. Kjo do të ishte e mrekullueshme për të eliminuar në mënyrë të përhershme të gjithë avionët, makinat, lopët, naftën, gazin dhe ushtarakët – edhe pse asnjë vend tjetër nuk do të bënte të njëjtën gjë. ” – u shpreh Trump në një deklaratë për mediat ditën e sotme.

Biznesmeni miliarder që është një skeptik përsa i përket ndryshimeve klimaterike, u ndal në atë që e quajti “marrëveshja më e keqe” ndonjëherë, por me sa duket beson se shpenzimi i miliardas dollarëve për të shndërruar plotësisht dhe rindërtuar ekonominë amerikane do të ishte një humbje që do të dëmtonte përparësinë konkurruese të Amerikës në skenën botërore.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto