Vendosni fjalën kyçe....

Ervin Salianji dhe Arben Ahmetaj shijojnë një kafe para protestës së 16 Shkurtit


Deputetët Ervin Salianji dhe Arben Ahmetaj, janë parë duke gjerbur një kafe në mjediset e një coctail-bar të njohur në kryeqytet.

Duket se për të dy deputetët kjo është një periudhë pa ngarkesa të mëdha pune. Ahmetaj u shkarkua si ministër i Financave nga kryeministri Edi Rama, ndërsa Salianji dha dorëheqjen si sekretar i grupit të Partisë Demokratike pak ditë më parë, fill pasi zgjedhjet në PD e skualifikuan atë për të qenë anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike.

Zoti Ahmetaj aktualisht mban postin e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë në Kuvend.
Ndërsa zoti Salianji është thjesht deputet i Kuvendit, i dorëhequr nga postet drejtuese në Partinë Demokratike.

Në rrethet politike dhe mediatike është përfolur një “ftohje” e Salianjit me lidershipin e PD-së pas zgjedhjeve të fundit në këtë parti, ndërsa mbetet e paqartë nëse Salianji do shfaqë protagonizmin që e karakterizon në mbështetje të protestës së 16 shkurtit që do organizojë opozita. / Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *