Templates by BIGtheme NET

Protesta e Unazës së Re bën 100 ditë, banorët-Veliajt: O plehrë, këtu vendosim ne jo ti!

Protesta e Banorëve të Astirit vazhdon në ditën e 100 të saj. Në ditën e sotme banorët e Astirit janë treguar të prerë që nuk do lëvizin dhe nuk do të lejojnë vazhdimin e projektit të Unazës së Madhe.

Një nga protestuesit i kujton kryebashkiakut Erion Veliaj rastin e vdekjes së Ardit Gjoklajt duke e quajtur vrasësin e tij.

“Ne sot mbushim 100 ditë që protestojmë, mbushim 100 ditë që i treguam gjithë Shqipërisë së banorët e Unazës së Re nuk e ulin kokën para padrejtësisë por ata qëndrojnë dhe fitojnë dhe kjo është ajo që arritëm dhe do arrijmë edhe më vonë. Por një gjë desha tani për këtë Erion Veliaj që do hynte në burg si vrasësi kryesor i Ardit Gjoklajt. Unaza e Re more plehrë nuk do bëhet pa ik ne nga Unaza e Re.  Unazën e Re e vendosim ne, jo ti o plehrë. Këtu vendosim ne. Ti duhet t’i japësh përgjigjes së fundit që të bën një ndërtues i nderuar nga Kosova dhe të kërkon shumën që i ke kërku. Ti ke probleme të mëdhaja me ligjin, por s’mund të na tregosh ne se çfarë të bëjmë.”, tha një nga protestuesit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ishte edhe sot pranë banorëve të Unazës së Re, para të cilëve tha se partia të cilën ai përfaqëson do të demaskojë çdo vjedhje të qeveris.

Balliu tha se opozita ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe kjo do të tregohet më qartë gjatë ditëve në vijim, pas protestës së 16 shkurtit.

 “Do të demaskohet çdo vjedhje e qeverisë sepse Partia Demokratike nuk është këtu për të bërë deklarata, por për t’ju dhënë mbështetje këtyre banorëve dhe ta dinë se fadromat do të hyjnë këtu kur të shkelin mbi trupat e deputetëve të opozitës. Ne çdo ditë e më shumë kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve të cilën shumë shpejt do të shikoni që do të jetë më e hapur.

Me datë 16 është dita kur qytetarët do të marrin në dorë fatet e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Edi Rama nuk do të mund të ndalojë dot me kamionët e dhuruar nga Erdogani protestën e banorëve këtu. Këtu është vërtetuar ndër të tjera edhe fakti tronditës se drejtësia ka rënë, se këtu nuk ka as kryeministër, as kryetar bashkie. Kjo tregon se ka ardhur koha që të rrëzohet kjo qeveri, vendi jonë është marrë në dorë nga argatëve të Serbisë, nga këlyshët e Enver Hoxhës, është marrë në dorë nga tradhëtarët e kombit. Me 16 shkurt do të marrin përgjigjen e merituar nga qytertarët e këtij vendi”, – tha Balliu./Hashtag.al

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*