Vendosni fjalën kyçe....

Show i përjavshëm i Ramës me qytetarët: Falë teje u bëmë me transformator


Kryeministri Rama vijoi sot ritualin e prezantimit të zgjidhjes së halleve të qytetarëve nëpërmjet platformën e bashkëqeverisjes.

Në fjalën e tij Rama reklamoi punën e kryer nga portali duke nxjerrë në skenë të gjithë banorët të cilëve u ishte zgjidhur problem.

Në njërin nga rastet, banorët e një fshati në Fushë-Krujë kishin ngelur pa transformator dhe pas aplikimit në portal, kjo çështje e tyre kishte marrë zgjidhje.

“Falenderojmë portalin se pas ngritjes së problemit çështja e transformatorit u zgjidh dhe tani kemi drita.” – tha banori i fshatit.

Kurse në një rast tjetër, një qytetar falenderoi kryeministrin se falë platformës, atij i ishte zgjidhur një problem që kishte pasur me makinën e tij. Kryeministria është kthyer në zyrë pune, zyrë OSHEE-je, zyrë e Policisë Rrugore, etj.

Administrata shtetërore që është nën varësinë e qeverisë dhe paguhet nga taksat e qytetarëve nuk ka asnjë detyrë tjetër veç të kryejë punët për të cilën paguhet, ndërkohë që kryeministri vijon shfaqjet e tij të përjavshme duke treguar se administrata e tij paguhet pa bërë asnjë punë, përderisa hallet e qytetarëve zgjidhen nga vetë ai, kryeministri në portalin e tij. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *