Stilistët nuk pranonin t’i bënin fustanin por Bebe Rexha paraqitet si princeshë në “Grammy Awards” (FOTOT)


Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha pak ditë përpara ceremonisë së ‘Grammy Awards’ u ankua se asnjë stilist nuk pranonte të dizenjonte veshjen e saj për shkak të përmasave të saj.

Por pavarësisht kësaj, mbrëmjen e kaluar në tapetin e kuq, Bebe u shfaq si një princeshë.

Fustani i saj tërësisht i kuq dhe me xhufka, ishte i firmës së famshme “Monsoori”.

Shumë artistë i dolën në krah Bebes pas deklaratës së saj se stilistët nuk e merrnin përsipër për shkak se ajo konsiderohej e shëndoshë.

Bebe ishte e nominuar për dy çmime në eventin e mbrëmshëm të ceremonisë së 61-të Grammy Awards.
Megjithëse nuk ka arritur të marr asnjë çmim, Bebe Rexha është kënaqur shumë duke thënë se fitore për të janë edhe nominimet. Një nga çmimet për të cilat u nominua Bebe “artistja e re më e mirë” e fitoi këngëtarja tjetër me origjinë shqiptare Dua Lipa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *