Templates by BIGtheme NET

100 kg drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në Itali

U gjendet 100 kilogramë drogë, në shtëpi bashkë me armë dhe shuma të mëdha parash.

Karabinierët e San Vittorino Romano në Itali kanë arrestuar tre persona, mes të cilëve një shqiptar, nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe municioneve klandestine.

Në pranga ka rënë shqiptari me inicialet C. M. 31-vjeç.

Gjatë ndërhyrjes në banesë, forcat e rendit kanë sekuestruar si provë materiale 100 kg marijuanë, një pistoletë të llojit ‘Cobra Colt’ e kalibrit 38mm dhe 5000 euro

Ndërkohë, Gjykata e Romës e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe tashmë tre të ndaluarit duhet të përballen me akuzat e sipërpërmendura.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto