Templates by BIGtheme NET

21 shqiptarë arrestohen në Shqipëri e Itali për trafik ndërkombëtar droge

21 shqiptarë të arrestuar në Shqipëri dhe Itali dhe 6 italianë. Ky është rezultati i operacionit më të fundit antidrogë.

“Agenpress” raporton se më shumë se 100 ushtarakë të Komandës Provinciale të Lecce dhe të Shërbimit Qendror të Krimit të Organizuar të Romës të “Guardia di Finanza”, të koordinuar nga Drejtoria e Antimafies Kombëtare dhe Distrikti i Lecces, janë duke kërkuar masat e sigurisë për 27 persona, 21 prej të cilëve shqiptarë.

Akuza është trafik ndërkombëtar droge dhe futje e përdorim në Itali të armëve dhe municioneve të luftës.

Një pjesë e shqiptarëve janë arrestuar në Shqipëri.

Hetimet kanë vazhduar për 2 vjet, ndërsa personat e prangosur janë pjesëtarë të 4 grupeve kriminale italiane, me bazë operative në provincën e Lecces dhe degë në të gjithë territorin italian:  Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicilia, Liguria, Lombardia.

Ende nuk ka detaje për identitetet e tyre.

Një lidhje direkte me prokurorët italianë të antimafias do të mbahet në orën 11:15 të ditës së sotme në Prokurorinë për Krime të Rënda.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*